Selektori i Kosovës U21, Rafet Prekazi ka publikuar sot listën për ndeshjen ndaj Anglisë U21.
Por në listë nuk janë disa lojtarët që po shkëlqejnë në elitën e futbollit kosovar.
Kjo ka bërë që pakënaqësi të shpreh edhe trajneri i Llapit, Tahir Batatina.
Ky i fundit në një koment ka shkruar se si nuk janë ftuar dyshja, Valmir Veliu e Arbër Hoxha.
“Po si mos të ftohet Valmir Veliu dhe Arbër Hoxha dy titullar në skuadrat e Superligës, ndërsa ftohen lojtar që nuk i luajnë as 10 minuta ndeshje kampionale”, ka shkruar Batatina.
loading…







