Tahir Batatina

Tahir Batatina e kërkon postin e trajnerit të Kosovës: Çfarë duhet të bëjë një trajner më shumë që të marrë besimin te Kosova A

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka dal me një reagim të gjatë në Facebook, ermes të cilit shkruan se ai ka punuar shumë dhe e meriton postin e trajnerit të Kosova A.

Kombëtarja e Kosovës është pa trajner pas largimit të Primozh Glihas dhe tashmë shumëkush po e synon këtë pozitë e njëri ndër ta është edhe Batatina i cili në reagimin e tij ka përmendur disa arsye pse duhet të marrë këtë pozitë.

“Nuk dua të heshti sepse profesionalizmin e kemi arritur me sakrificë, mund dhe djersë. Kemi sakrifikuar për futbollin e Kosovës dhe këtë rini andaj do të jetë e pa pranueshme nëse sërish do vije një selektor pa ndjenja, pa vizion dhe pa bagazh që ta menaxhoj Kombëtaren tonë siç ishin këta deri sot”, ka shkruar Batatina.

Reagimi i plotë pa ndërhyrje:

Nuk di se çfarë duhet të bëj më shumë si Trajner me 10-vite karrierë, punë, organizim, diciplinë, trofe dhe lojtarë të trajnuar e të përgatitur profesionalisht duke iu besuar në moshë të re e duke i ngritur deri tek Kombëtarja.

Më mirë sot sepse nesër do të jetë vonë. Vitet ikin, koha kalon dhe nuk na duhet dikush pa ndjenja të vij tek Kombëtarja A. Çdokush që vie tek Kombëtarja A, duhet të ketë diçka më shumë në punën dhe zejen e trajnerit për ta pasur besimin ta ngris Kombëtaren tonë të shenjtë.

A mund të më tregoj dikush se çfarë lideri duhet me qenë? A mundem ta dij se cilat janë kriteret për një Selektor? Çka duhet të bëjmë më shumë për të na dhënë besimin? A nuk po e duam vetë kualifikimin apo nuk po u besojmë njerëzve tanë?

Nuk dua  që askush të shkel mbi njohuritë që kemi, nuk dua të nënvlerësohemi vetëm pse jemi lindur e rritur në vendin tonë dhe se kemi luftuar për një vend të lirë dhe demokratik. Nuk dua të heshti sepse profesionalizmin e kemi arritur me sakrificë, mund dhe djersë. Kemi sakrifikuar për futbollin e Kosovës dhe këtë rini andaj do të jetë e pa pranueshme nëse sërish do vie një Selektor pa ndjenja, pa vizion dhe pa bagazh që ta menaxhoj Kombëtaren tonë siq ishin këta deri sot.

Nuk na besuat me vite kur ne rritëm dhe zhvilluam talentë. Nuk na besuat kur ne ngritëm dhe avancuam futbollin të cilin e kishim dhe e kemi ende si obligim profesional dhe kombëtar, por nuk pranoj të nënvlersohemi sikurse futbollistët e Superligës tonë me vite të tëra.

Njëri lojtar i skuadrës, Muhamet Hyseni, të cilin unë e stërviti shënon golin më të mirë të këtyre ndeshjeve të ciklit kualifikues kurse tjetri, Ilir Krasniqi largon topin në momentet vendimtare të ndeshjes nga vija fatale e portës… A i stërviti këta djem dikush tjetër kur morën ftesë nga Kombëtarja?

A ishin Zyba, Dellova, Krasniqi, Hyseni – shembulli më i mirë se kë stërvisim ne? A di dikush të më tregoj a duhet ta zbulojmë ujin e nxehtë apo çka të bëjmë më shumë për futbollin?

A duhet të na besohet Kombëtarja ndonjërit prej nesh që jemi duke dhënë gjithçka për futbollin dhe për këta djem apo të sjellni njerëz të hargjuar në Kombëtare?

Na duhet energji pozitive dhe njerëz me ide për të ardhmen që dhanë gjithçka për vendin dhe atdheun, përndryshe nuk ka zgjidhje, vetëm katandisje e rezultate dëshpëruese.

Me ty Kosovë çdo herë – në ditë të mira e të vështira…