Ambasadori i BE-së

Szunyog kërkon nga KQZ-ja të krijojë kushte për votime të lira më 21 prill në veri

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka kërkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që të bëjë përgatitjet e duhura për votimet në katër komunat veriore.

“E vlerësoj procesin e plotë të KQZ-së për verifikimin e nënshkrimeve dhe vendimin e tyre për të caktuar votimin për largimin e kryetarëve”, ka shkruar Szunyog.

“Tash është kyçe që KQZ të bëjë përgatitjet e nevojshme për të siguruar proces të qetë dhe për të krijuar kushte për votim të lirë dhe të ndershëm”, vazhdon ai.

KQZ ka marrë vendim që votimet për largimin e kryetarëve të komunave, Zveçan, Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok dhe Leposaviq të mbahet më 21 prill.

LEXO EDHE: