Szczesny: Jam portieri më i mirë në botë dhe në histori të futbollit

Portieri i Juventusit, Wojciech Szczesny, me shaka ka thënë se është portieri më i mirë në histori, pasi rezervë e tij është Gianluigi Buffon.

Polaku ka hyrë në sezonin e dytë si portieri kryesor i Juventusit, derisa këtë vit rezervë e tij është Gianlugi Buffon, ndër më të mëdhenjtë në historinë e futbollit.

“Së fundmi thashë se kisha një portier rezervë te Roma kur aty ishte portieri më i mirë në botë, Alisson, i cili tani është te Liverpool”, ka deklaruar Szczesny.

“Tani te Juve, rezerva ime është një nga më të mirët në histori”.

“Seriozisht, një tjetër vit me Gigi-n do të jetë një eksperiencë shumë e mirë për mua dhe më bëhet qejfi që është kthyer”.

loading…