Superliga, protesta të mëdha nga tifozët e Chelseat, Cech futet në mesin e tyre VIDEO

Para ndeshjes së Premierligës ndërmjet Chelseat dhe Brightonit e cila është planifikuar të fillojë nga ora 21:00, një numër i madh i tifozëve të Chelseat janë mbledhur jashtë stadiumit “Stamford Bridge” duke kundërshtuar vendimin e klubit të tyre për të pranuar përfshirjen në Superligën evropiane e cila u zyrtarizuar të dielën.

Rruga “Fulham” jashtë stadiumit është mbyllur ndërsa protestuesit janë mbledhur në për të protestuar kundër idesë që “Blutë” e Londrës të bashkohen në Superligën Evropiane si një nga 12 anëtarët themelues të garës së shkëputur nga UEFA.

Duke parë situatën e krijuar, këshilttari i Chelseat Petr Cech shkoi në mesin e protestuesve për të biseduar me ta dhe për ta qetësuar situatën.

Gjashtë skuadra të Premier League kanë rënë dakord të bashkohen me garën e re që ka shkaktuar trazira tek tifozët e klubeve anembanë Evropës dhe botës në atë që do të jetë një “dyqan i mbyllur”, siç e quajti presidentin i FIFA-së Giovani Infantino me ekipet elitare të supozuara të kontinentit që garojnë në të.