Supergoli i Zenelit nga korneri nuk i mjafton Reimsit për ta evituar humbjen

Stade de Reims nuk ka marrë asnjë pikë në udhëtim te Brest. Berisha dhe Zeneli ishin titullarë, ky i fundit shënoi golin e vetëm për mysafirët.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Arbër Zeneli, në ndeshjen e tretë të rikthimit pas problemeve muskulore, ka shënuar një gol shumë të bukur në Ligue 1.

Ai i ka shënuar Brestit nga korneri, duke mos i dhënë aspak gjasa portierit që ta ndalë atë super goditje.

Zeneli shënoi nga korneri për të barazuar gjithçka në minutën e 65’, për rezultatin 1-1, por Reims, edhe me Valon Berishën titullarë – nuk ia dolën të ruajnë këtë rezultat, duke pranuar gol në minutën e 77’, për ta humbur krejtësisht ndeshjen.