Super Milani me shumë mungesa e befason Unitedin në minutën e 92-të në ‘Old Trafford’

Beteja e parë mes Manchester United dhe Milanit në Ligën e Evropës është mbyllur pa fitues, por me rezultat të favorshëm për mysafirët.

Të besuarit e Stefano Piolit, ani pse me shumë mungesa, arritën të gjejnë golin e barazimit në minutën e 92-të, rezultat që i favorizon ata për sfidën e kthimit.