Ledian Memushaj realizoi golin e dytë sezonal me Pescarën duke konfirmuar momentin e mirë që po kalon.
Por finalizimi spektakolar i mesfushorit shqiptar nuk i mjaftoi skuadrës nga krahina e Abruzzos për të mposhtur Perugian dhe për t’u rikthyer te fitorja.
Sfida përfundoi në barazim 1-1 me Memushajn që realizoi një gol të bukur me një goditje potente nga distanca por në të 70-ën Vito barazoi shifrat dhe me finalizimin e tij i dha një pikë Perugias në këtë udhëtim të vështirë.
Pasi ka qenë njeriu asist për pjesën më të madhe të sezonit, tashmë Memushaj ka marrë edhe rolin e goleadorit te Pescara që po synon me çdo kusht të ngjitet në Serie A.
https://www.youtube.com/watch?v=KfVrLc3w1Vk







