Është realizuar edhe goli i dytë në ndeshjen miqësore ndërmjet Kosovës dhe Burkina Fasos.
Kombëtarja e Kosovës ka dyfishuar avantazhin 2:0 ndaj kombëtares afrikane.
Sulmuesi, Astrit Selmani ka realizuar super-gol nga ana e majtë me një goditje “rrufe” e “tundi” rrjetën e afrikanëve.
Selmani ka realizuar në minutën e 23-të të ballafaqimit.







