Sulmuesi thyen karantinën dhe bën ‘party’ në shtëpi me 6 modele, revoltohet Everton

Verën e kaluar futbollisti 20-vjeçar i Evertonit, Moise Kean, u ble më bujë të madhe por tashmë duket se Everton është revoltuar me lojtarin.

Kjo ka ardhur pasi në këtë kohë pandemie ku të gjithë janë në karantinë, Moise Kean theu rregullat duke bërë ‘party’ në shtëpinë e tij në Chesire, ku të ftuara ishin gjashtë femra, të cilat mendohet se janë modele.

Pamjet kanë pushtuar mediat e sportit ndërsa vetë klubi i Everton ka mbetur i shokuar.

“Everton është tmerruar kur kanë mësuar mbi incidentin ku është përfshirë një lojtar i ekipit të parë, i cili ka injoruar udhëzimet e qeverisë dhe politikat e klubit në lidhje me krizën e krijuar nga koronavirusi.

Klubi ka shprehur fuqimisht zhgënjimin ndaj lojtari dhe ka bërë të qartë se veprime të tilla janë të papranueshme.” thuhet në reagimin e klubit.