Gjilan

Sulmoi familjarët dhe demoloi orenditë shtëpiake, arrestohet

Një person është arrestuar në Gjilan pasi që i njëjti kishte sulmuar familjarët e tij dhe kishte demoluar disa orendi nëpër shtëpi.

Sipas raportit policor, me vendim të prokurorit pas inicimit të rastit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Gjilan / 20.05.2024 – 16:40. Është arrestuar i dyshuari kosovar për arsye se i njëjti kishte sulmuar familjarët e tij si dhe kishte demoluar disa orendi nëpër shtëpi. Me vendim të prokurorit pas inicimit të rastit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.