Drita

Sulmohet autobusi i lojtarëve të Dritës në Obiliq (FOTO)

Autobusi me të cilin kishin udhëtuar skuadra e Dritës në Obiliq, për t’u përballur me KEK-un, është sulmuar.

Në një foto që po qarkullon në rrjetet sociale, shihet se si në autobus janë vënë mbishkrime me tekstin “UÇKEKU”.

Nuk është hera e parë që skuadrës së Dritës i shfaqen telashe në Obiliq.

Përndryshe, Drita triumfoi me rezultat 2-1 ndaj KEK-ut në këtë ndeshje, me golin e fitores që u shënua nga Betim Haxhimusa në minutën e 7 shtesë.