Atalanta po zhvillon një sezon fantastik.

Finalja e Kupës ndaj Lazios është arritur dhe janë në luftë për të zënë një vend në zonën Champions në kampionat, aq më tepër që është ndër skuadrat e pakta që zhvillon futboll të bukur.

Që nga starti i kampionatit e deri tani, pjesa më e madhe e lojtarëve zikaltër kanë pasur rritje të konsiderueshme në nivelin e lojës dhe vlera e tyre ka kapur majat.

Ndër ta është edhe mbrojtësi i Shqipërisë, Berat Gjimshiti.

“Sky Sport” ka bërë një analizë të rritjes së vlerave të të gjithë lojtarëve dhe qendërmbrojtësi shqiptar që ishte duke u larguar si lojtar pa kontratë, tani ka vlerë 20 milionë euro në treg, sipas medias më të madhe në Itali, ndërsa Atalanta në tërësi e ka rritur vlerën e lojtarëve në 146 milionë euro.

Gjimshiti u rrit mes hirearkisë së mbrojtësve dhe bind çdo ditë e më shumë.

26-vjeçari shqiptar arriti nga pika zero në janar të vitit 2016, por nëse doni ta blini tani duhet të paguani të paktën 20 milionë euro tek Atalanta.

Kujtojmë që Gjimshiti në janar ishte duke kaluar tek Besiktasi për 500 mijë euro.