Portieri Thomas Strakosha thotë se formacioni i dytë i Spanjës është më i miri se formacioni që ka pasur ndonjëherë në histori Shqipëria.
Ashtu siç pritej, Spanja ka vendosur të luajë me ekipin e dytë, duke vendosur të gjithë yjet që ishin rezervë nga minuta e parë.
Para ndeshjes për UEFA-n, u prononcua Strakosha që dha lëvdata të mëdha për kundërshtarët.
“Ne presim të japim maksimumin, të bëjmë më të mirën. Kemi pak shanse për të kaluar por do të provojmë deri në fund. Shpresojmë që të kalojmë.
“Ndryshimet te Spanja? Formacioni i dytë i Spanjës është ndoshta si formacioni më i mirë që kemi pasur ndonjëherë Shqipëria. Ndaj duhet të kuptoni që kanë lojtarë yje në ekipin e parë, të dytë, presim një ekip të fortë. Ata duan t’i tregojnë trajnerit që janë të gatshëm të luajnë për ekipin e parë ndaj presim një ndeshje të fortë”, deklaroi ai.
Përndryshe, përballja mes Spanjës dhe Shqipërisë do të nis me fillim nga ora 21:00.







