Raheem Sterling e ka zgjatur kontratën me Manchester Cityn duke e vazhduar qëndrimin te kampionët e Anglisë edhe për 5 vite tjera.
City ka konfirmuar se Sterling ka rinovuar kontratën që i mbaronte në vitin 2020 për edhe tre sezone tjera, me 23 vjeçarin që ishte shumë i rëndësishëm edicionin e kaluar kur “Citizens” u shpallën kampion në Premier League teksa shënoi 18 gola e asistoi 11 të tjerë.
Sulmuesi anglez e ka nisur edhe këtë sezon në formë të mirë derisa numëron 6 gola e 5 asiste në 11 ndeshje në elitën e futbollit anglez, ndërsa vlen të përmendet se edhe ardhja e Pep Guardiolas në vitin 2016 i ka ndihmuar shumë të përmirësohet lojtarit që u transferua para 3 viteve nga Liverpooli.
“Jam i kënaqur me zgjatjen e kontratës. Zhvillimi im këtu ka qenë i jashtëzakonshëm. E kam ndier që nga fillimi se është klubi i duhur për mua, ia ka vlejtur dhe jam shumë falenderues”, tha Sterling.
Raportohet se kontrata e re do ta shndërrojë Sterlingun në futbollistin më të paguar në Britani me 300 mijë euro në javë.







