Kombëtarja ynë
Statistika të jashtëzakonshme të Kosovës: 370 ditë pa humbje, lë pas Gjermaninë, Brazilin, Argjentinë..
Kombëtarja e Kosovës as sonte nuk është mposhtur në ndeshjen e tetë radhazi, duke luajtur 1-1 si mysafire e Ishujeve Faroe
Humbja e fundit e Kosovës ishte para plot 370 ditësh, kundër Islandës 2-0.
Pas kësaj humbje Kosova ka arritur ta mposhtë Letoninë, Madagaskarin, Burina Fason, Shqipërinë, Ishujt Faroe dhe Maltën.
Dy barazime i ka me Azerbajxhanin dhe Ishujt Faroe (sonte), shkruan Ballkani.info.
Krahasuar me kombëtaret tjera, Kosova me këto statistika është para Gjermanisë, e cila u mposht një ditë më parë nga Holanda.
Kosova është edhe para Anglisë e cila i ka 36 ditë nga humbja e fundit. Pastaj vjen Belgjika, vendi i tretë i botës me 96 ditë mosmposhtje.
Brazili 100 ditë, Spanja 105 dhe Argjentina 106 ditë… Para tyre del të jetë Kosova me 370 ditë pa pësuar humbje. /Ballkani.info/
Renditja
Gjermania – 1 ditë
Anglia – 36 ditë
Belgjika – 96 ditë
Brazili – 100 ditë
Spanja – 105 ditë
Argjentina – 106 ditë
Kosova – 370 ditë pa humbje