Policia kroate ka arrestuar katër persona, të dyshuar se kanë shkaktuar qëllimisht të paktën 10 zjarre në zonën e Zarës, gjatë datave 14 dhe 15 gusht.

Sipas raportimeve nga mediat kroate, tre prej të arrestuarve janë burra, shtetas kroatë me origjinë serbe, ndërsa personi i katërt është një grua 33-vjeçare me shtetësi polake, por me kombēsi serbe.

Hetimet paraprake sugjerojnë se të dyshuarit mund të kenë vepruar në mënyrë të koordinuar dhe sipas një plani të paracaktuar. Zjarret janë regjistruar në disa zona të qarkut të Zadarit, përfshirë Zemunikun, Galovacin, Škabrnjën, Benkovacin dhe zona të

Autoritetet kroate dyshojnë se zjarret janë shkaktuar me mjete të thjeshta ndezëse, ndërsa hetuesit po përpiqen të përcaktojnë motivin dhe nëse katër personat kanë pasur një qëllim të përbashkët.

Në hetim është përfshirë edhe USKOK-u, institucioni kroat që merret me krimin e organizuar dhe korrupsionin. Sipas raportimeve, autoritetet po shqyrtojnë edhe mundësinë që rasti të ketë elemente të terrorizmit.

Ndërse Kroacia po përballet me zjarret mē tē tmerrshme nē historinë e saj, serbë nēpër rrjete sociale dhe mediat nga ky vend po I gëzohen këtij fakti.