Avokati i familjes së Arlinda Zekajt, Besnik Berisha, ka dhënë detaje të reja rreth arrestimit të katër personave lidhur me vrasjen e të ndjerës më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës.
Berisha deklaroi se beson fuqishëm që edhe persona të tjerë do të dalin në pah për shtytje në vrasjen e Arlindës, raporton IndeksOnline.
“Ka prova po ashtu që forcojnë bindjen së paku për dyshim të bazuar se ka pasur shtytje në vrasjen e saj. Si shtytës tani për tani e marrë nën hetim është vjehrra e saj, dhe vëllai i bashkëshortes, apo vëllai i dorasit të saj. Dhe unë besoj fuqishëm që kjo shtrirje nuk do të përfundojë këtu, dhe do të ketë edhe persona të tjerë në shtytje në vrasje. Dhe besoj se njëri nga ta do të jetë personi që u nxor nga seanca këtu”, u shpreh Berisha.
Berisha deklaroi se ka prova të mjaftueshme që edhe ish-bashkëshorti i Arlinda Zekaj, Jeton Sylaj, ka dorë në shtytjen e vrasjes së viktimës.






