Në Gjykatën Themelore në Pejë, ka nisur seanca fillestare për kanosje ndaj ish-bashkëshortit të Arlinda Zekajt, Jeton Syla.

Ai është sjellur në Gjykatë i shoqëruar nga zyrtarë të Njësisë së Reagimit të Shpejtë.

Kjo seancë ishte e paraparë të mbahet më 12 nëntor por u shtye me kërkesë të përfaqësuesit të palës së dëmtuar, Besnik Berisha pasi i njëjti kishe thënë se nuk mund të merrte pjesë.

Arlinda Zekaj u vra mbrëmjen e 25 tetorit 2026 në Vitomiricë të Pejës, pak pasi kishte raportuar në Polici rastin për dhunë të ushtruar nga ish-bashkëshorti. Dorasi i vrasjes, dyshohet se është kunati i saj- Albert Sylaj.

Prokuroria Themelore në Pejë më 23 tetor 2026 ka ngritur aktakuzë ndaj Jeton Sylajt, ku akuzohet se kanosi me vrasje ish-bashkëshorten.

Sipas aktakuzës, në muajin dhjetor 2025, në kohë të pacaktuar, në fshatin Vitomiricë të Pejës, brenda marrëdhënies familjare, seriozisht kanos të dëmtuarën- tani të ndjerën. Ai thuhet se kërkoi që Zekaj të largohet nga shtëpia, dhe përmes telefonit i drejtohet me fjalët “kam me të mbyt, kam me të ngre zhag, as ushtria ska me mujt me të hek nga dora ime, k**v, k**ër”, rrugaqe, ki me flejtë në sokak, ski me pa fjalin nëse jam gjallë une, 900 nona ti q* të djegi me teme“. Me çka, të dëmtuarës i shkaktoi frikë dhe ankth.

Me këto veprime, Jeton Sylaj akuzohet se kreu veprën penale “Kanosja” nga neni 181, par.2 të Kodit Penal.