Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka takaur homologun nga Japonia Hisayuki Fujii në kuadër të vizitës zyrtare.

Sveçla ka thënë se me ministrin japonez kanë diskutuar për mundësitë e zgjerimit dhe thellimit të bashkëpunimit, në në sigurinë publike, shkëmbimin e të dhënave, emergjencat civile dhe sigurinë kibernetike.

“Shpreha mirënjohjen time për mbështetjen e vazhdueshme të Japonisë në zhvillimin dhe fuqizimin e kapaciteteve të institucioneve tona, si dhe për gatishmërinë për të avancuar bashkëpunimin në fusha me interes të përbashkët. Në këtë frymë të miqësisë dhe partneritetit, e ftova Ministrin Fujii për një vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës, me qëllim të njohjes nga afër me zhvillimet dhe progresin e arritur, si dhe identifikimit të mundësive të reja për bashkëpunim”, ka shkruar Sveçla.