Katër persona tjerë janë arrestuar lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt, raportojnë mediat.
Sipas mediumit “Sinjali”, në mesin e këtyre të arrestuarve është edhe ish-vjehrra e Arlindës, Nurije Sylaj, e cila dyshohet për shtytje në vrasjen e saj, si dhe ish-kunati i saj Driton Sylaj.
Gazeta Express ka provuar të kontaktojë Prokurorinë Themelore në Prishtinë, por s’ka qenë e qasshme.
Arlinda Zekaj, 49-vjeçare nga Peja, u vra më 25 tetor 2026 në Vitomiricë, nga i dyshuari ish-kunati i saj, Albert Sylaj.





