Albion Ferati është paraqitur në polici, i shoqëruar nga avokatja e tij, Bedrie Rexhepi, lidhur me dyshimet për qasje në llogarinë bankare të Përparim Ramës.
Ferati është paraqitur para organeve të rendit për t’u intervistuar lidhur me rastin, ndërsa avokatja Bedrie Rexhepi e ka shoqëruar gjatë paraqitjes së tij.
Për momentin nuk ka detaje të tjera lidhur me deklarimin e tij apo veprimet e mëtejshme të organeve të drejtësisë.






