Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka uruar pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) me rastin e Ditës së Forcës.
Në urimin e tij, Haradinaj ka theksuar rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO për sigurinë e vendit dhe të rajonit, si dhe për paqen në botë.
Ai ka vlerësuar përkushtimin e vajzave dhe djemve që shërbejnë në FSK, duke i cilësuar ndër më të mirët e atdheut dhe duke theksuar kontributin e tyre në mbrojtjen e lirisë dhe ruajtjen e paqes.
“Urime ‘Dita e Forcës’, Kosovë!”, ka shkruar Haradinaj.






