Tema e vrasjeve të pasluftës në Kosovë është rikthyer në qendër të vëmendjes publike.
Lidhur me këtë çështje ka folur edhe ish-kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.
Sipas Mustafës padyshim që vrasjet duhet të zbardhen dhe drejtësia të triumfojë.
‘’Debati për këto tema, me përmbajtjen dhe intensitetin që ka marrë, mendoj se nuk i shërben kësaj çështjeje. Pa dyshim se ka nevojë që vrasjet të zbardhen dhe domosdishmërisht të triumfojë drejtësia’’, ka thënë fillimisht Mustafa për Indeksonline.
Më tutje ai thotë se rolin e hetuesve, prokurorëve, gjykatësve e avokatëve, nuk mund ta marrin disa drejtues të mediave, politikanë e intrigantë.
‘’Debati për këto tema, me përmbajtjen dhe intensitetin që ka marrë, mendoj se nuk i shërben kësaj çështjeje. Pa dyshim se ka nevojë që vrasjet të zbardhen dhe domosdishmërisht të triumfojë drejtësia, por rolin e hetuesve, prokurorëve, gjykatësve e avokatëve, nuk mund ta marrin disa drejtues të mediave, politikanë e intrigantë.Të tillët veç sa e helmojnë opinionin.’’, shprehet Mustafa
Thekosojmë se deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, duke për çështjen e vrasjeve të pazbardhura politike në Kosovë, është shprehur për këto raste ekzistojnë dokumente, dosje dhe dëshmi të personave që kanë dhënë deklarata.
Duke iu referuar vrasjes së veprimtarit të LDK-së, Xhemajl Mustafa, Haliti ka thënë se është më mirë që këto çështje të trajtohen në mënyrë institucionale dhe të mos vazhdojnë diskutimet e pakonfirmuara mes njerëzve.
Në këtë kontekst, Haliti ka përmendur edhe deputetin e LDK-së, Besian Mustafa, djalin e Xhemajl Mustafës, duke thënë se ai mund të ketë informacione lidhur me vrasjen e babait të tij ose mund të kërkojë ndihmë për zbardhjen e rastit.






