Cristiano Ronaldo ka shkuar edhe një gol më afër shifrës prej 1000 gola në karrierë.
Superylli portugez ka shënuar sonte në ndeshjen që po zhvillohet mes Al-Nassr dhe Al-Sadd në fazën e ligës së Ligës së Kampionëve të Azisë.
Cristiano Ronaldo shënoi gol në minutën e 14-të të ndeshjes.
CR7 shënoi nga pika e bardhë e penalltisë, për epërsinë prej 1-0 të skuadrës nga Arabia Saudite.
Ky ishte goli i 987-të në karrierën e tij dhe tashmë është vetëm 13 gola larg arritjes së shifrës prej 1000 golash, ku do të bëhej lojtari i vetëm që e ka arritur këtë në historinë e futbollit.
Me një fitore sonte, Al-Nassr do të shkonte në kuotën e nëntë pikëve në Ligën e Kampionëve të Azisë, me katër ndeshje të zhvilluara.






