Në kuadër të operacionit policor antidrogë “Heshtja“ (i zhvilluar më 14 nëntor 2026 në rajonin e Prishtinës), në mesin e personave të raportuar si të arrestuar dhe ndaj të cilëve Gjykata Themelore në Prishtinë caktoi masën e paraburgimit prej një muaji është edhe ish-ministri i kulturës nga radhët e LDK-së, Astrit Haraqija.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, i ftuar në Frontal në T7, foli për bashkëshorten e Haraqisë, Zanën dhe dy fëmijët e tyre.

“Më vjen keq Zana dhe dy fëmijët e saj, çka po përballojnë, edhe në Gjakovë. Na kanë lanë pa koment. Drejtësia ka me thënë fjalën e vet. Zana është zonjë e fortë, djali e vajza janë jashtëzakonisht të mirë e suksseshëm në jetë..”, tha ai.

Video: