Sipas raportimeve të mediumeve italiane, drejtuesit e Juves janë të gatshëm ta lejojnë largimin e reprezentuesit të Kosovës, nëse paraqitet një ofertë që i plotëson kërkesat ekonomike të tyre.
Siç raporton “Corriere dello Sport”, konkurrenca e madhe në repartin ofensiv është një prej arsyeve që mund ta shtyjë Juventusin ta shqyrtojë shitjen e futbollistit 27-vjeçar.
Interesim për Zhegrovën kanë shprehur skuadra nga Arabia Saudite, Franca dhe Turqia.
Zhegrova të dielën, për herë të parë, e kompletoi një ndeshje me Juventusin, në duelin ndaj Venezias.






