Spektakël në Londër, fiton Chelsea – kualifikimi në Champions në dorë të Liverpoolit

Chelsea ka fituar me rezultat 2-1 në Stamford Bridge sonte kundër Leicesterit duke bërë një hap të madh për kualifikim në Ligën e Kampionëve nëse dështon të fiton kundër Manchester City në finale të kësaj gare. Të tre golat u shënuan në pjesën e parë

Chelsea ka fituar derbin e xhiros së 37-të të Premier Ligës së Anglisë kundër Leicesterit për të bërë një hap gjigant drejt kualifikimit edhe nga liga për në Ligën e Kampionëve.

Të dy këto skuadra janë duke luftuar për një vend në Champions derisa në garë vazhdon të jetë edhe Liverpool që ka për momentin vetëm tri pikë më pak se Leicester por që duhet ta përmirësojë golëdallimin për të kaluar në vendin e katër.

Pjesa e parë e kësaj ndeshje përfundojë e barabartë me rezultat 0-0 edhe pse gol për Chelsea u shënua në minutën e 35-të ku shënoi Werner.

Megjithatë, ai u anulua pas rishikimit në VAR ku Werner preku topin me dorë.

Në pjesën e dytë u shënuan tre gola.

Fillimisht ishte Rudiger që shënoi në minutën e 47-të pasi u gjetë më se miri duke kaluar Blutë në epërsi.

Jorginho do ta dyfishonte epërsinë në minutën e 66-të nga penalltia.

Megjithatë, Leicester nuk u dorëzua, pasi që edhe ata janë në pozitë të mirë për të kaluar tutje në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

Kështu Ndidi do ta gjente mirë ish sulmuesin e Manchester City, Iheanacho i cili shënoi gol me të djathtën e tij në minutën e 77-të për ta bërë edhe më interesant këtë ndeshje.

Madje Leicester ishte shumë afër për ta barazuar rezultatin në minutën e 90-të por Ayoze goditi jashtë portës edhe pse kishte disa mundësi për të goditur golin.

Chelsea me këtë fitore ka 67 pikë në Premier Ligë dhe ka bërë një hap të madh drejt kualifikimit në Ligën e Kampionëve edhe nga Premier Liga. Krejt çfarë duhet të bën skuadra londineze është që të fitojë në ndeshjen e fundit që e luan kundër Aston Villës si mysafirë, skuadër kjo që nuk ka objektiva për këtë sezon.

Ky është një hap i madh i Chelsea, të cilët në rast se humbin me Manchester City në Ligën e Kampionëve do të luajnë prapë në këtë garë sezonin e ri.

Në anën tjetër, këtë fitore të Chelsea duhet ta shfrytëzojë Liverpool që nesër luan kundër Burnley nëse dëshiron që t’i del para Leicesterit dhe sezonin e ri të luajë në garën më prestigjioze europiane, Ligën e Kampionëve.

Leicester në ndeshjen e fundit do të luajë kundër Tottenhamit kurse Liverpool kundër Crystal Palace.