Southgate beson se Anglia duhet të fillojë të mësohet me faktin e të qenurit favorit
Gareth Southgate është i lumtur që Anglia konsiderohet favorit në grupin për kualifikueset e EURO 2020, grup në të cilin bën pjesë edhe Kosova.
Southgate beson se kombëtarja e “3 Luanëve” duhet të mësohet me petkun e favoritit, me gjysmëfinalistin e Kupës së Botës që përvç Kosovës, do të takohet edhe me Çekinë, Bullgarinë dhe Malin e Zi në grupin A të kualifikuesve për Kampionatin Europian.
Anglia kryesoi grupin në Ligën e Kombeve teksa la prapa Spanjën dhe Kroacinë.
“Ne jemi favoritët e grupit dhe duhet të mësohemi me këto gjëra. Në vitet e ardhshme pritjet ndaj nesh do të rriten dhe të fillojmë të adaptohemi me të cilësuarit favorit është çelësi i rritjes tonë. Mendoj se do të jenë 18 muaj emocionues këta të ardhshmit. Ne jemi nikoqirë të një pjesë të Kampionatit Europian dhe duhet të sigurohemi se do të jemi pjesë e kompeticionit”, tha Southgate.
Anglia sot mësoi kundërshtarin në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve e që do të jetë Holanda e Ronald Koeman, ndërsa sfida do të zhvillohet me 6 qershor të vitit të ardhshëm në Portugali.