Southamptoni “shokon” Tottenhamin në Londër, Broja shkëlqen me gol

Southamptoni e ka befasuar Tottenham Hotspur në shtëpi duke e mposhtur në mes të Londrës.

Mysafirët triumfuan 2:3 ndaj “Spurs”, anise ishin dy herë në disavantazh gjatë takimit, shkruan Demokracia.com.

Bednarek në minutën e 18-të me autogol kaloi vendasit në avantazh.

Sidoqoftë, barazimin e solli sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Broja që heshti stadiumin me gol të bukur nga afërsia.

20 minuta pa përfunduar koha e rregullt Son Heung-Min riktheu epërsinë e Tottenhamit, e cila ishte e tëra nga ta pasi koha në vazhdim ishte e rezervuar për futbollistët mysafirë që fillimisht barazuan e më pas përmbysën rezultatin.

Elyounoussi në minutën e 80-të barazoi shifrat, ndërsa dy minuta më vonë Adams dërgoi topin në rrjetë për herë të tretë për lojtarët e Southamptonit.

Vlen të përmendet se Broja u zëvendësua në minutën e 90-të.

Tottenhami me këtë humbje ka 36 pikë në vendin e shtatë, kurse Southamptoni ndodhet në pozitën e dhjetë me 28 pikë.