Gazetari

Sot bëhet ndarja e çmimeve vjetore për gazetari

Gjatë ditës së sotme pritet të bëhet ndarja e çmimeve vjetore për gazetari.

Kjo në një organizim nga ana e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës.

‘’Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës në partneritet të ngushtë me Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë, me mbështetjen e Fondit Evropian për Demokraci, Misionit në Kosovë të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur, Zërit të Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve, kanë kënaqësinë të ju ftojnë në ndarjen e Çmimeve Vjetore të Gazetarisë – 2023’’, thuhet në njoftim.

Më tutje është bërë e ditur se ceremonia do të mbahet sot, 12 dhjetor, me fillim nga ora 13:00, në Hotel Prishtina.