Solskjaer merr masa, Rashford goditësi i parë i penalltive në vend të Pogbas

Penalltia e humbur ndaj Wolves që i hoqi mundësinë Manchester United për të marrë tre pikët edhe në javën e dytë të Premier League por që solli edhe irritimin e tifozëve në rrjetet sociale, ka detyruar trajnerin e “Djajve të Kuq”, Ole Gunnar Solskjaer të zbresë nga hierarkia Paul Pogban.

Sipas asaj që raporton gazeta prestigjoze The Sun, mesfushori francez nuk do të jetë më goditësi i parë i 11-metërshave të Manchester United, pasi Solskjaer ia ka kaluar këtë të drejtë sulmuesit Marcus Rashford.

Pogba dhe Rashford debatuan mes tyre se cili do ta godiste penalltinë në sfidën ndaj Wolves dhe në fund përgjegjësinë e mori Pogba i cili gaboi.

loading…