Solskjaer: Man United akoma është klub më i madh se Man City

Derbi i javës në Premierligë luhet sot me fillim nga ora 18:30.

Në ‘Etihad Stadium’, Manchester City pret rivalët lokal të Manchester United.

Kjo ndeshje, të dy këto skuadra i zë me ambicie të ndryshme, me Cityn që dëshiron të ndjek Liverpoolin në garën për titull, ndërsa Manchester United po kërkon të kap një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Ole Gunnar Solskjaer në prag të kësaj ndeshje, ka thënë se Manchester United mbetet skuadër më e madhe se City, pavarësisht sezoneve të fundit, dhe asaj që po ndodh këtë sezon.

“Po, besoj se ne jemi një klub më i madh. Unë nuk jam dakord me Jose, sepse çfarë duhet të bëjmë, të heqim dorë? Është e vërtetë që jemi shumë larg tyre, por kjo është një mundësi për t’i sfiduar ata dhe për të zvogëluar diferencën. Pra, le të shkojmë të fitojmë, edhe pse e dimë se do të jetë e vështirë”, ka deklaruar Solskjaer.

‘Djajtë e Kuq’ janë aktualisht 11 pikë larg Cityt dhe 22 larg Liverpoolit që kryeson në Premierligë