Solskjaer konfirmon se Manchester United është në kërkim të një sulmuesi

Solskjaer e ka konfirmuar se Manchester Unitedi është në kërkim të një sulmuesi.

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, ka bërë të ditur se skuadra e tij është në kërkim të një lojtari me tipare sulmuese.

Gjiganti i Premierligës ka pasur probleme gjatë merkatos së fundit për të zgjidhur problemet me fazën ofensive, madje zgjidhje për këtë nuk patën as në merkaton e verës.

Mungesa për gol dhe kreativitet bëri që Romelu Lukaku dhe Alexis Sanchez të largohen nga “Djajtë e Kuq”.

Inaki Williams dhe Paulo Dybala ishin dy synimet kryesore të United për merkaton e verës, por marrëveshja nuk u arrit me asnjërin lojtar.

Spekulimet e fundit bëjnë të ditur se mund të jetë Moussa Dembele i Lyonit lojtari që mund t’i bashkohet skuadrës nga “Old Trafford”.

loading…