Manchester Unitedi i drejtuar nga Ole Gunnar Solskjaer ka fituar më shumë ndeshje sesa ai i Jose Mourinho gjatë sezonit 2018/19, përkundër që portugezi kishte qenë në pozitën e trajnerit për një kohë më të gjatë.
Trajneri i përkohshëm i “Djajve të Kuq” e shtoi edhe një sukses tjetër në karrierën e tij mjaft mbresëlënëse, edhe të shkurtë, me Manchester Unitedin. Ai u kualifikua në çerekfinale të FA Cup, pasi e mposhti Chelsean me rezultat 0-2 në Stamford Bridge.
Golat e shënuar në pjesën e parë, nga Ander Herrera dhe Paul Pogba rezultuan të jenë vendimtar në këtë ndeshje kundër Chelseat, dhe ata arritën ta sigurojë fitore vetëm disa ditë pas disfatës zhgënjyese në shtëpi, kundër Paris Saint-Germainit.
Para disa javëve, norvegjezi, i cili do të jetë në Manchester United të paktën deri në fund të këtij sezoni, e kishte fituar ndeshjet e tetë në Premierligë, duke e kaluar Mourinhon, i cili i kishte fituar shtatë ndeshje në këtë ligë.
Të hënën, Solskjaer e fitoi ndeshjet e 11 nga 13 të zhvilluara në të gjitha garat, duke e kaluar edhe një herë Mourinhon, i cili i kishte fituar dhjetë ndeshje në 14 të zhvilluara këtë sezon, para se të shkarkohej, në dhjetor.
Solskjaer do të tentojë ta vazhdojë formën e mirë edhe në ndeshjen e radhës, mirëpo nuk do ta ketë aspak të lehtë të sigurojë fitore. Manchester Unitedi e pret në shtëpi liderin e Premierligës, Liverpoolin, të dielën, në orën 15:05.







