Ole Gunnar Solskjaer

Solskjaer ia kishte propozuar Haalandin Unitedit, kjo ishte përgjigjja e tyre

Ole Gunnar Solskjaer ka folur gjerë e gjatë për Manchester United dhe kohën e tij të kaluar tek anglezët.

Solskjaer ka zbuluar disa nga prapaskenat me Manchesterin. Trajneri norvegjez ka bërë të ditur se e ka këshilluar Unitedin që të nënshkruar me sulmuesin Erling Haaland në vitin 2018.

Në atë kohë, Haalandi ishte 17 vjeçar dhe do t’i kushtonte 20 milionë euro, por të kuqtë e refuzuan këtë ide.

“E kam trajnuar te Molde për dy sezone. Verën para se të vija këtu, i thashë klubit ‘Duhet të nënshkruash me këtë talent. Ai do të jetë një top lojtar. Ishte qershor ose korrik 2018 dhe ata thanë jo. Ata kishin informacion të mjaftueshëm për lojtarët. Më pas u bëra trajner i përkohshëm dhe e shitëm Haaland në Salzburg. Ishte vendimi i klubit që të mos transferonin atë në atë kohë. Në atë kohë, Dortmundi, Juventusi, të gjithë ishin interesuar”, tha Solskjaer.

Tash, Haalandi luan për rivalët e tyre të Manchester Cityt dhe është duke shkëlqyer me këtë fanellë.