Theophilus Solomon

Solomon transferohet te Dukagjini

Skuadra nga Klina, Dukagjini ka bërë një lëvizje interesante në prag të fillimit të edicionit në Superligën e Kosovës në futboll.

Të martën klubi ka njoftuar se ka firmosur me ish-sulmuesin e Gjilanit, nigerianin Theophilus Solomon.

Solomon është 27-vjeçar, ndërsa së fundi luajti te Gjilani. Sa ishte te kjo skuadër edhe ishte arrestuar për shkak të një fletarresti ndërkombëtar të lëshuar nga Shqipëria. Ai kishte pasur telashe me ligjin në Shqipëri për shkak të dhunës ndaj të dashurës. Solomon në Kosovë ka luajtur edhe për Ballkanin, ndërsa në Shqipëri ishte te Partizani i Tiranës. Ka luajtur edhe në Kroaci dhe disa vende të tjera.