Dinamo Zagreb është eliminuar nga Liga e Konferencës për këtë edicion.

Ekipi kroat u mposht 5:1 nga PAOK në udhëtim, në fazën e 1/8 së finales së këtij kompeticioni, shkruan Gazeta Express.

Dinamo Zagreb kishte epërsi prej dy golave në ndeshjen e parë, por u mposht thellë në të dytën.

Golin e vetëm për Dinamon sonte e shënoi Arbër Hoxha në minutën e 49-të të takimit, por që në fund ishte i pamjaftueshëm për të kaluar në çerekfinale.

E çerekfinalen e arriti sot PAOK-u, i cili do ta mësojë nesër kundërshtarin e radhës.