VLEN

Smajljaj tallet me VLEN-in: Ta ruajmë këtë ekip patriotik edhe për zgjedhjet në Mal të Zi

Politologu Avdi Smajljaj është tallur me lidershipin e VLEN-it, i cili është mbështetur fuqishëm nga kryeministri Albin Kurti.

Ai ka postuar një foto të krerëve të këtij koalicioni dhe disa deputetëve të VV-së, duke thënë se këtë ekip duhet ta ruajmë edhe për zgjedhjet në Mal të Zi.

Në këtë mënyrë, sipas tij, do të fitonte bindshëm nacionalizimi malazez.

“Me ruajt qëtë ekip patriotike edhe për zgjedhjet në Mal të Zi, me mujt me fitu bindshëm nacionalizmi edhe atje, dhe jemi në rregull pastaj”, ka shkruar ai.