Kampioni i Kosovës Ballkani sot do ta konfirmojë kualifikimin në rrethin e tretë të Conference Leagu [ka do të ishte një arritje e madhe për skuadrën nga Suhareka, shkruan Demokracia.com.
Skuadra e Ilir Dajës pas fitores së thellë në ndeshjen e parë me rezultat 0:4, tashmë pothuaj të sigurt e ka kualifikimin në rrethin e tretë, atje ku ka gjasa të mira të ec tutje për ta siguruar “Play Offin”.
Skuadra nga Ishujt Faroe, Klaksvik, është favorite e madhe për t’u ndeshur me Ballkanin në rrethin e treta. Kampioni i Ishujve Faroe në ndeshjen e parë me kampionin e Malit të Zi, Sutjeska mori një rezultat të favorshëm në udhëtim duke luajtur baras 0:0, ndërsa në takimin e nesërm është favorit për të fituar. Sipas kompanive të basteve, fitorja e Klaksvik është koutuar me 1.60, ajo e Sutjeskës 5.25.
Kjo ndeshje luhet nesër nga ora 20:00. /Demokracia.com








