Skuadra australiane i propozon Ibrahimovicit kontratë prej 6 ndeshjeve

Parashikohet një e ardhme afatshkurtër në Australi për Zlatan Ibrahimovic, gjithmonë nëse sulmuesi suedez vendos të transferohet në vendin e kangurëve.

Mino Raiolës, agjentit me famë botërore që mbron interesat e Zlatan Ibrahimovic i ka ardhur një propozim shumë interesant nga skuadra e Perth Glory. Ibrës është i ofruar një kontratë për vetëm 6 ndeshjet e fundit të sezonit në mënyrë që ndihmojë Perth Glory të fitojë titullin kampion në A-League.

Nëse pranon Ibra jo vetëm që do të shtojë në CV-në e tij një tjetër kontinent ku ka arritur të luajë, por mund të fitojë një titull kampion dhe në të njëjtën kohë ka mundësi të ruajë formën optimale deri në janar, kur pritet të rikthehet për të luajtur në Europë.

loading…