Kafshët janë bërë pjesëmarrëse të shpeshta në aktivitete sportive, zakonisht kur rastësisht futen në fushë dhe fillojnë të bëjnë një “show” për të kënaqur fansat. Këtë herë, një skenë e tillë vjen nga divizioni i dytë i Meksikës.

Skuadrat e Alebrijes Oaxaca dhe Dorados zhvilluan një ndeshje të ligës së dytë meksikane, ku Alebrijes po fitonte bindshëm 4:0, kur në minutën e 90-të ndodhi një skenë e mrekullueshme, transmeton Ballkani.info.

Teksa prisnin që arbitri të përfundonte ndeshjen, ndërkohë që skuadra e Alebrijes po sulmonte në fushë u shfaq një cirk i vërtetë.

Qeni futet në fushë dhe filloi të “driblojë” rojet, kapi topin me dhëmbë dhe vrapoi nëpër fushë, ndërsa të gjithë e ndiqnin.

Ai po bënte një sllallom, askush nuk mund t’i afrohej derisa komentatori ishte në ekstazë, duke e shoqëruar vrapimin e qenit me “Olee, olee, oleee”. /Ballkani.info