Skandaloze, tifozët francez i bashkohen thirrjes “Kosova është Serbi”

Skuadra serbe Partizani dhe ajo franceze Nice kanë barazuar 1:1 mbrëmë në stadiumin e Partizanit, në ndeshjen e xhiros së dytë të Grupit D të Ligës së Konferencës, transmeton Demokracia.com.

Një numër i madh tifozësh e ndoqën këtë duel në Beograd, ndërsa nuk munguan edhe disa qindra tifozë vizitorë.

Serbët në tribuna kishin vendosur një banderolë të madhe ku shkruante “Kosova është Serbi” dhe pikërisht këtë donin të këndonin me francezët, kështu që Jugu udhëhoqi brohoritjen “Kosova”, ndërsa francezët u përgjigjën me “Serbi”.

Këtij gjesti i janë gëzuar mediat serbe, ndonëse në Evropë cilësohet si thirrje raciste.