Skandaloze: Kryetari i KF Lirisë ofendon rahovecianët, i quan “bugar”

Liria ka fituar si mysafir i Rahovecit me rezultat 0-2 në ndeshjen e javës së  25-të të Ligës së Parë të Kosovës.

Kryetari i Lirisë, Qemal Krasniqi fitoren ndaj Rahovecit e ka prezantuar me fyerje raciste ndaj kundërshtarëve.

“Rahoveci (Bugart) + referat – Liria 0-2”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Termi “Bugar” është ofendues dhe konsiderohet racist kundrejt qytetarëve të Rahovecit.

Qemal Krasniqi është edhe asambleist i LDK-së në komunën e Prizrenit.