Skandaloze

Skandal në futbollin malazez, skuadra shqiptare fiton ndeshjen që dyshohet se ishte e kurdisur

Skuadra që bën gara në futbollin e Malit të Zi, Decic Tuzi fitoi ndeshjen e fundit me shumë polemika ndaj Mlados DG me rezultatin 3:0.

Goli i parë i shënuar në këtë ndeshje po diskutohet shumë në rrjetet sociale.

Shihet qartë se skuadra vendase ia lëshoi golin e parë ekipit mysafir, duke ngritë dyshimet mbi një ndeshje të kurdisur.

Decic me këtë fitore shkoi në pozitën e parë me 42 pikë, dy më shumë se Buducnosti (40).

Kujtojmë që në ekipin e Decic luajnë shumë shqiptarë, përfshi këtu emrat si: Leon Ujkaj, Ilir Camaj, Robert Gjelaj dhe Romario Camaj.