Barazim

S’ka fitues në ‘San Paolo’, Barcelona dhe Napoli e lënë kualifikimin për në ‘Camp Nou’ (VIDEO)

Napoli dhe Barcelona zhvilluan mes tyre në “San Paolo” ndeshjen e parë të 1/8-ës së Ligës së Kampioneve.

Të dy skuadrat shënuan nga një gol për çdo pjesë loje, ku të parët kaluan në avantazh napolitanët.

Në minutën e 30-të, Mertens merr një top dhe nga jashtë zone gjuan saktë.

Me këtë gol u mbyll pjesa e parë, ndërsa Barcelona reagoi në fraksionin e dytë.

Nga një aksion model i katalanasve në minutën e 57-të, Griezman shënon, duke barazuar rezultatin në 1-1.

Deri në fund nuk ka më gol, teksa kualifikimi do të vendoset më 18 mars në takimin e kthimit në “Camp Nou”, ku7 natyrisht me golin e realizuar në fushë kundërshtare, spanjollët janë disi më të avantazhuar.