S’ka fitore për Arsenalin

Arsenali dhe Leeds United kanë ndarë pikët në përballjen e së dielës në Premier League.

Ndeshja që u zhvillua në Elland Road, përfundoi pa gola ndërsa të dyja ekipet patën shanset e tyre për shënim. Nga minuta e 52-të, Arsenali mbeti me një lojtarë më pak në fushë pasi që sulmuesi Nicolas Pepe, u ndëshkua me karton të kuq.

Për ekipin e Mikel Artetas ky është barazimi i parë këtë sezon, ndërsa për Leeds i dyti.

Arsenali renditet në pozitën e 11-të të tabelës, me 13 pikë ndërsa Leeds ka 11 pikë dhe ndodhet në pozitën e 14-të.