​Momenti kur Pepe i Arsenalit godet shqiptarin në stilin e Zidane dhe përjashtohet nga loja VIDEO

Sulmuesi i Arsenalit, Nicolas Pepe, ka bërë një gjest shumë të pahijshëm i cili i ka kushtuar me përjashtim.

Gjatë ndeshjes Leeds United-Arsenali, në minutën 52, Pepe humb kontrollin dhe i drejtohet lojtarit kundërshtar, shqiptarit Ezgjan Alioski, me të cilin kishin një debat dhe e goditi me kokë.

Me këtë rast lojtari bie në tokë dhe si rezultat gjyqtari kryesor i takimit e ndëshkon me karton të kuq sulmuesin e Arsenalit.

Rezultati momental ndërmjet Leeds United dhe Arsenalit është pa gola.