Deputeti i AAK-së

“S’jam i interesuar ta zhdukë opozitën”: Tahiri i reagon deklarimit të Kurtit, e quan “humorist”

Deklarimit të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se në rastin e shkuarjes në zgjedhje të reja parlamentare “opozita zhduket”, i ka reaguar Kryetari i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, e cili e ka quajtur “humorist”.

“Kryeministri Kurti ia filluar të bëhet humorist, ky asnjëherë s’ka pasur kujdes për opozitën, lërë për opozitën e partive të tjera, por as për njerëzit ndryshe në partinë e vet. Nuk kujdeset për njerëzit në parti që kanë mendime të ndryshme, e lërë për partitë e tjera. Se kush sa e ka fuqinë politike na e jep populli, le të del nëse ia mban në zgjedhje dhe e sheh çka ndodh me të. Ai e dinë qe e ka humbur fuqinë elektorale politike, për këtë është bërë humorist”, ka thënë Tahiri.