Ish lojtari i Manchester Unitedit, Zlatan Ibrahimovic ka thënë se disa ndryshime duheshin bërë te “Djajtë e Kuq”, teksa ka shtuar se forma fenomenale nëpër të cilën aktualisht po kalon Paul Pogba lidhet me shkarkimin e Jose Mourinhos.
Ishte raportuar vazhdimisht nga mediat angleze se marrdhëniet mes trajnerit portugez dhe fituesit të Kupës së Botës me kombëtaren e Francës ishin përkeqësuar, derisa “The Special One” kishte zgjedhur ta linte Pogbën edhe jashtë formacionit titullar.
Mourinho u shkarkua në mesin e dhjetorit të kaluar pas humbjes 3-1 ndaj Liverpoolit, ndërsa pasues i tij u zgjodh ish lojtar i “Djajve të Kuq”, Ole Gunnar Solskjaer që është duke udhëhequr skuadrën drejt 7 fitoreve rradhazi në të gjitha kompeticionet.
Rikthimi i Pogbës në formë nuk e ka befasuar Ibrahimovicin.
“Këta janë lojtarë që duhet të jenë të lirë, në mënyrë që të tregojnë formën e tyre më të mirë. Sigurisht se Solskjaer i ka taktikat e tij por disa lojtarë i kalojnë këto limite. Dhe mendoj se Pogba është një prej tyre. Mourinho nuk kishte besim te Pogba dhe anasjelltas. Është shumë e vështirë të kesh paraqitje të mira kur nuk e ndien besimin e trajnerit dhe kur nuk e keni energjinë dhe motivimin e duhur. Këto gjëra ndodhin dhe tani Pogba është më i lirë pasi trajneri u largua”, deklaroi Pogba.
Formca e mirë e Pogbës ka ndikuar edhe në ngritjen e performancës së Unitedit që ndodhet në vendin e 6-të me 44 pikë, 3 më pak se Chelsea i pozitës së 4-të.







